3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Aktivitete të Zyrës së Komisionerit

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Qendrën e Informimit të BE organizuan një takim me studentët e gazetarisë të Universitetit të Tiranës. Qëllimi i këtij aktiviteti informues është rritja e ndërgjegjësimit të gazetarëve të ardhshëm mbi transparencën e autoriteteve publike, të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa garantojmë një media të lirë dhe të pavarur.

Në këtë takim, studentët u njohën nga afër me ligjin “Për të drejtën e informimit” dhe atë “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, kompetencat e Zyrës së  Komisionerit në zgjidhjen e ankesave, si dhe me raste praktike të shkeljes së të dhënave personale nga ana e medias. Gjithashtu, studentëve iu shpjegua se si mund të bëhet një kërkesë për informacion pranë një autoriteti publik, rastet kur ai duhet të jepet, si dhe rastet e kufizimit të tij.