Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si anëtare me të drejta të plota, mori pjesë në mbledhjen e 5-të për vitin 2023 të Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), organi drejtues i organizatës.
Ky takim u mbajt pak ditë para zhvillimit të edicionit të 14-të të ICIC dhe diskutoi e miratoi programin e punimeve të Konferencës Botërore. Në mbledhje u vlerësuar veprimtaria e Komitetit të Planifikimit, pjesë e të cilit është dhe Zyra e Komisionerit me kontributin e saj. Gjatë mbledhjes u diskutua edhe për çështje të tjera të karakterit organizativ, si draft dokumentet që do të miratohen në këtë aktivitet, apo dhe kandidaturat për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv për periudhën 2023-2026.