|

Depozitohen instrumentet e ratifikimit pranë Këshillit të Evropës

Shqipëria depoziton instrumentet e ratifikimit në Këshillin e Evropës për modernizimin e Konventës “Për mbrojtjen e individëve nga procedimi automatik i të dhënave personale” (Protokolli CETS No. 223, njohur si Konventa 108+) dhe Konventën 205 “Mbi aksesin në dokumente zyrtare”.

Konventat 108+ dhe 205 të KiE akte të rëndësishme për forcimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Konventa 108+ është pjesë e legjislacionit shqiptar me miratimin nga Kuvendi, në 12 maj 2022, të ligjit nr. 49/2022. Ndërsa, Konventa 205 është bërë pjesë e legjislacionit shqiptar me miratimin nga Kuvendi, në 28 prill 2022, të ligjit nr. 45/2022.

Për më shumë informacion konsultoni lidhjen (https://www.coe.int/en/web/conventions).