Search

Konventa 108 e Këshillit të Evropës, 40 vjet për garantimin e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale

Në 40-vjetorin e Konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”,  Këshilli i Evropës publikoi një videomesazh kremtues për këtë përvjetor.

Pjesë e kësaj iniciative është edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi. Në përshëndetjen e tij, ai theksoi rolin e pazëvendësueshëm të Konventës 108, falë edhe modernizimit të saj, që po shtrihet anembanë botës duke promovuar frymën e konvergjencës dhe bashkëpunimit.

Është vlerësim shumë i rëndësishëm për autoritetin shqiptar të qëndrojë përkrah personaliteteve më të shquar të komunitetit të profesionistëve të privatësisë.

Vidoemesazhi