Kuvendi rizgjedh në detyrën e Komisionerit z. Besnik Dervishi

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, i mbledhur në seancë plenare ditën e enjte, datë 12.09.2019, zgjodhi z. Besnik Dervishi në detyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ky është mandati i dytë për z. Besnik Dervishi, pas atij të parë, të filluar me zgjedhjen nga Kuvendi në datë 24.07.2014.