“Regjistri elektronik i kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit”, nxitje për transparencën e Autoriteteve Publike

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” kanë iniciuar dhe po zhvillojnë një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese me përfaqësues të shoqërisë civile, botës akademike dhe studentë për prezantimin e “Regjistrit elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit”. Ky “Regjistër” është i integruar në portalin “pyetshtetin.al”, një platformë komunikimi mes qytetarëve dhe Autoriteteve Publike për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Regjistri” është një bazë shtetërore të dhënash e miratuar me VKM nr. 145, datë 13.03.2018, i cili është i instaluar dhe funksionon tashmë në 28 institucione të pavarura, qendrore dhe në ato të vetëqeverisjes vendore. Ky regjistër i jep mundësinë qytetarëve të jenë më efektiv në ushtrimin e të drejtës për informim. Sistemi është formatuar në mënyrë të tillë që i gjithë procesi i trajtimit të kërkesave apo ankesave të realizohet brenda tij. Një nga elementët kryesorë të “Regjistrit” është gjurmueshmëria elektronike. Fushata ndërgjegjësuese është zhvilluar në qytetet e Durrësit e Elbasanit dhe do të shtrihet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë