3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Bordi Konsultativ Kombëtar i ICDPPC – Tirana 2019

Nën drejtimin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi takimin e parë Bordi Konsultativ Kombëtar i ICDPPC – Tirana 2019. Në takim morën pjësë znj. Erinda Ballanca, Avokate e Popullit, z. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Shqiptare të Bankave, nga bota akademike znj. Eralda Methasani Çani e z. Endri Xhina dhe z. Fotjon Kosta, Koordinator i Forumit Shqiptar të Qeverisjes së Internetit.

Autoriteti shqiptar është përzgjedhur si organizator i edicionit të 41-të të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Mbrojtjes së të Dhënave dhe Privatësisë (ICDPPC), që do të zhvillohet në datat 21-24 tetor 2019, në Tiranë. Anëtarët e Bordit u njohën me përgatitjet tekniko-organizative për këtë aktivitet, i cili është forumi më i madh dhe më i rëndësishëm i fushës në rang botëror. Të ftuarit shkëmbyen ide e mendime se ku duhet të fokusohet tematika e përmbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare, si dhe përcaktuan modalitetet dhe afatet për këtë qëllim.