3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Transparenca e institucioneve të arsimit të lartë

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale z. Besnik Dervishi zhvilloi një takim me studentë që përfaqësojnë organizatën “Qendresa Qytetare”.

Komisioneri Dervishi, në vlerësim të kontributit të tyre rreth debatit mbi çështjet studentore, bëri një prezantim të legjislacionit për të drejtën e informimit dhe atij për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe rolin dhe funksionet e Zyrës. Në takim u diskutua për transparencën dhe llogaridhënien e Autoriteteve Publike, veçanërisht, për institucionet e arsimit të lartë. Në këtë këndvështrim, Zyra e Komisionerit nxit çdo kontribut për forcimin e kësaj kulture nga organizatat e shoqërisë civile. Ndërsa, vlerëson si shumë të rëndësishme edhe rritjen e ndërgjegjësimit me çdo formë të qytetarëve për ushtrimin në praktikë të të drejtave të tyre themelore.