Me tematikën “70-vjetori i deklaratës së OKB për të drejtat e njeriut – 20-vjetori i Kushtetutës, Sa kanë përparuar të drejtat e njeriut në Shqipëri?” u zhvillua Konferenca vjetore e institucionit të Avokatit të Popullit, nën drejtimin e znj. Erinda Ballanca. Në këtë aktivitet ishte i ftuar dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, i cili mbajti prezantimin “Sfida e transparencës për Autoritetet Publike dhe reforma në mbrojtjen e të dhënave personale”.
Punimet e kësaj Konference u përshëndetën nga znj. Vasilika Hysi, Zëvendëskryetare e Kuvendit; znj. Senida Mesi, Zëvendëskryeministre; z. Bashkim Dedja, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese; z. Brian Williams, Koordinator Rezident i Zyrës së OKB; z. Bernd Borchardt, Kreu i Prezencës së OSBE; znj. Monika Bylaite, përfaqësuese e Delegacionit të BE, z. Daniel Koski, Zv/ambasador në detyrë i SHBA dhe z. Olsi Dekovi, Zv/kreu i Zyrës së Këshillit të Evropës.
Në panelin e dytë të Konferencës u trajtuan tematika, çështje dhe zhvillime të kësaj fushe nëpërmjet prezantimeve nga z. Alket Jaupi, Ndihmëskomisioner – “Avokati i Popullit në Shqipëri, garanci kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”; z. Ksenofon Krisafi, ish-Ambasador i Shqipërisë në OKB – “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Shqipëria”; z. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi – “Mbrojtja efektive e të drejtave të njeriut 20 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Shqipërisë” dhe nga z. Altin Hazizaj, anëtar i Këshillit Kombëtar të Shoqërisë Civile – “Ngushtimi i hapësirave për veprimet e Shoqërisë Civile për të drejtat e njeriut në Shqipëri”.
Në përfundim të punimeve të saj, konkluzionet e Konferencës u mbajtën nga znj. Ballanca dhe z. Williams.