Zbatimi i ligjit “Për të drejtën e informimit” nga organet e vetëqeverisjes vendore

“Monitorimi Kombëtar 2018” për zbatimin e ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” nga 61 bashkitë e Shqipërisë, është raporti i hartuar nga Qendra për Çështjet e Informimit Publik (INFOCIP). Nga përpunimi i të dhënave, rezulton se përmbushja e detyrimeve ligjore është në nivelin 86.2%, çka përbën një tregues mjaft pozitiv për transparencën dhe llogaridhënien e organeve të vetëqeverisjes vendore.

Zyra e Komisionerit i vlerëson maksimalisht gjetjet e “Monitorimit Kombëtar 2018” dhe do t’i mbajë në konsideratë në veprimtarinë e saj. Raporti u bë publik më 28 Shtator, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtës për Informim. Ai është mbështetur në 5 kritere bazë, që përbëjnë kushtet për zbatimin e legjislacionit për të drejtën e informimit: koordinatori, programi i transparencës, regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, publikimi i vendimmarrjes dhe pasja e faqes zyrtare në internet. Në dy monitorimet e mëparshme treguesi i zbatueshmërisë ligjore ishte respektivisht: në nivelin 31% për vitin 2016 dhe 71% për 2017.

Krahasimi i shifrave flet qartë për angazhimin e Autoriteteve Publike për përmbushjen e dispozitave të ligjit 119/2014, sidomos për mbikëqyrjen efektive të tij nga Zyra e Komisionerit dhe për rolin e organizatave të shoqërisë civile në këtë proces. Bashkitë e Korçës, Shkodrës, Tiranës, Durrësit e Lezhës, por edhe ato të Gramshit, Kamzës, Krujës, Roskovecit e Skraparit janë renditur në 10 pozicionet e para. Nga ana tjetër, mbetet ende shumë punë për të bërë nga këto Autoritete Publike, në drejtim të rritjes së transparencës e llogaridhënies dhe pjesëmarrjes qytetare në qeverisje. Në raport theksohet fakti i “miratimit të Programit Model të Transparencës për organet e vetëqeverisjes vendore më 10 shtator 2018 nga Komisioneri”, si instrumenti që adreson të gjithë problematikat që edhe ky “Monitorim” konstaton. Njëkohësisht, vlerësohet edhe “kontributi i institucionit për t’i dhënë zë shqetësimeve të ngritura nga aktorët e shoqërisë civile, duke aplikuar edhe sanksione ndaj bashkive”.

“Monitorimi Kombëtar 2018” – raporti i plotë

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë