Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte e ftuar në Konferencën “Mos u gënje nga informacioni i rremë”, organizuar nga “Faktoje.al” .
Përfaqësuesja e Zyrës së Komisionerit, vlerësoi përpjekjet dhe veprimtarinë e kësaj organizate mediatike në kontrollin e fakteve, në mënyrë që informacioni të jetë i saktë dhe i besueshëm për publikun. Po ashtu, u theksua edhe bashkëpunimi ndër vite me Zyrën e Komisionerit për arritjen e qëllimit të përbashkët, kultivimin e kulturës së transparencës dhe rritjen e llogridhënies së autoriteteve publike.
Në këtë aktivitet, që përkoi edhe me Ditën Ndërkombëtare të Kontrollit të Fakteve (International Fact-Checking Day), u soll në vëmendje rëndësia e informacionit të verifikuar në ditët e sotme.