3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Forcimi i transparencës nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile

Komisioneri i Informimit të Kroacisë organizoi Konferencën me temë “15 Vjet e Drejta për Informim”, ku e ftuar ishte dhe Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Me temën “Forcimi i transparencës nëpërmjet bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile”, e cila u mbajt nga znj. Ardita Shehaj, Drejtori i Drejtorisë së të Drejtës për Informim, u prezantua eksperienca shqiptare në këtë fushë. Ajo i njohu të pranishmit me veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe duke vlerësuar kontributin e OJF në nxitjen dhe ushtrimin e kësaj të drejte themelore të njeriut. Në këtë takim u prezantua edhe portali pyetshtetin.al, si një mekanizëm për rritjen e transparencës në Autoritetet Publike. Nëpërmjet tij mundësohet që e gjithë procedura e kërkimit të informacionit të kryhet online.

Në aktivitet morën pjesë dhe mbajtën prezantime dhe përfaqësues të Autoriteteve homologe nga Sllovenia, Mali i Zi e Maqedonia, organizata të shoqërisë civile vendase dhe evropiane, bota akademike, media, etj.