Ligji “Për të drejtën e informimit”, instrumenti kryesor për transparencën e Autoriteteve Publike

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte i ftuar në takimin “Mbi forcimin dhe ngritjen e kapacitetit të rrjetit të avokatëve të rinj” të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Z. Besnik Dervishi informoi të pranishmit me kuadrin rregullator, duke u fokusuar tek praktikat që zbaton Zyra e Komisionerit mbi kërkesat në lidhje me informacionin e klasifikuar dhe çështjet e korrupsionit dhe tenderat/prokurimet publike. “Efikasiteti në luftën kundër korrupsionit duke përmbushur detyrimet e ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” garanton transparencën e Autoriteteve Publike dhe rrit besimin e qytetarëve tek institucionet. Ndryshimi i mentalitetit të administratës publike shqiptare është një reformë po aq e rëndësishme sa edhe ajo në sistemin e drejtësisë. Ligji 146/2014 “Për njoftim dhe konsultimin publik” është një tjetër instrument i rëndësishëm në procesin e llogaridhënies së institucioneve në funksion të interesit publik” – tha z. Dervishi.

Zyra e Komisionerit vlerëson partneritetin e krijuar me Komitetin Shqiptar të Helsinkit, si një nga organizatat kryesore të shoqërisë civile që nxit zbatimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë