Aplikacioni “IDP ANKESA”, tani i disponueshëm në “play store”

Prej ditës së sotme, aplikacioni “IDP ANKESA” është i disponueshëm për t’u shkarkuar nga të gjithë qytetarët në “play store” (për telefonët android). Kjo risi mundëson realizimin e ankesës për çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave personale drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Aplikacioni është funksional, i shpejtë dhe komod në përdorim. Nëpërmjet këtij instrumenti synohet rritja e ndërgjegjësimit të individit dhe shoqërisë për mbrojtjen e privatësisë.

Për realizimin e aplikacionit Zyra e Komisionerit bashkëpunoi me Institutin “Harry Fultz” në organizimin e konkursit “Privacy App” në kuadër të 28 Janarit, Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Modeli fitues, i përzgjedhur mes 3 grupeve konkurruese, është ai i realizuar nga nxënësit Damian Ndoja, Arbest Skënderaj, Merin Begeja dhe Landi Gjoka.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë