Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi dhe znj. Drita Avdyli, Kryetar i Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Ky dokument i angazhon palët në zbatimin e standardeve më të larta në mbrojtje të privatësisë dhe të dhënave personale të qytetarëve dhe njëkohësisht, në respektimin e të drejtës për informimin me dokumentet zyrtare.
Marrëveshja parashikon pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta trajnuese apo ndërgjegjësuese për njohjen e akteve rregullatore në fuqi në fushat ky ushtrojnë funksionet institucionet respektive. Po ashtu, Zyra e Komisionerit dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve janë dakordësuar të aplikojnë për projekte e nisma me interes për të dy palët, si dhe të shkëmbejnë informacionin në funksion të iniciativave në kuadër të veprimtarive studimore.