3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Shkëmbim eksperience për forcimin e kapaciteteve në fushën e të drejtës për informim

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte pjesëmarrëse në seminarin për trajnimin e rasteve të veçanta në fushën e të drejtës për informim (Case Handling Workshop – CHW).

I organizuar nga Zyra e Këshillit për Transparencë të Spanjës, ky aktivitet 2-ditor, mblodhi së bashku 30 përfaqësues nga autoritete homologe evropiane. Në këtë seminar u shkëmbye eksperiencë dhe praktika të mira për zbatimin e legjislacionit për të drejtën e informimit, për ushtrimin e tyre nga qytetarët dhe rritjen e transparencës nga institucionet/strukturat publike. Gjatë aktivitetit u diskutua, ndër të tjera, mbi çështje që kanë të bëjnë me balancën në trajtimin e të drejtës për informim në raport me atë për mbrojtjen e të dhënave personale; në lidhje me forcimin e transparencës proaktive dhe metodologjitë në monitorimin efektiv të saj; trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë me punësimet në administratën publike; problematika mbi përdorimin e teknologjisë në këtë fushë; apo ushtrimin e kësaj të drejte nga gazetarët. Zyra e Komisionerit, në këtë seminar, mbajti një prezantim në lidhje me raste ku transparenca e autoriteteve publike ndërthuret me trajtimin e informacionit/dokumentacionit të rezervuar apo konfidencial.