3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

“Njohuri të paçmueshme për të rritur transparencën dhe aksesin në informacion”, fjala e Komisionerit Dervishi në mbyllje të Konferencës XV ICIC

Të nderuar anëtarë të ICIC, të nderuar Komisionerë,

Ndërsa e mbyllim konferencën tonë, ndjehem i përmbushur me një ndjenjë të thellë arritjeje dhe mirënjohjeje. Gjatë ditëve të fundit, ne jemi angazhuar në diskutime të forta, kemi ndarë njohuri të paçmueshme, për të rritur transparencën dhe aksesin në informacion në vendet tona përkatëse.

Një mirënjohje e veçantë shkon për ata që na besuan organizimin e këtij eventi:

  • për Komitetin Ekzekutiv që na besoi zhvillimin e Konferencës:
  • për Sekretariatin për punën e tij të madhe dhe të palodhur;
  • për Komitetin e Planifikimit.

Gjithashtu, dua të shpreh mirënjohjen time të veçantë për partnerët tanë, Qeverinë dhe institucionet shqiptare dhe ata që na mbështetën në organizimin e kësaj Konference.

Një vlerësim i veçantë shkon për stafin tonë teknik për mbështetjen e tyre, për stafin e angazhuar në organizimin e shërbimeve të ndryshme në dobi të Konferencës.

Do të kërkoja këtu edhe një duartrokitje të madhe për përkthyesit tanë.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja, më lejoni të them disa fjalë për të gjithë ata që gjatë muajve të fundit kanë ndarë me mua përgjegjësinë për të planifikuar këtë Konferencë dhe gjithë lodhjen dhe presionin e punës që vjen me një organizim të tillë: stafin e Zyrës së Komisionerit, faleminderit të gjithëve.

Dëshiroj të përgëzoj kolegët tanë të INAI-t për rizgjedhjen e tyre në rolin e Presidencës dhe Sekretariatit të Konferencës së ICIC për një mandat tjetër.

Mirëpresim që të vijojmë të punojmë së bashku.

Gjithashtu, më lejoni t’i përgëzoj anëtarët e sapo zgjedhur të Komitetit Ekzekutiv, konkretisht, dëshiroj të përshëndes autoritetet e Australisë dhe Kenias për zgjedhjen e tyre në Komitetin Ekzekutiv.

Ndërsa kthehemi në vendet tona, le të mbajmë me vete njohuritë e fituara dhe lidhjet e krijuara gjatë kësaj konference.

Ju uroj të gjithëve udhëtime të sigurta dhe uroj që t’ju shoh në mbledhjet tona të ardhshme.

Dua ta mbyll me një shprehje të njohur të vendit tim: “shtëpia e shqiptarit i takon zotit dhe mikut”.

Faleminderit.