3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Edukim dhe ndërgjegjësim i brezit të ri për ushtrimin e të drejtave

Edukimi i brezit të ri për njohjen dhe ushtrimin e të drejtave dhe lirive themelore është i rëndësishëm për një shoqëri demokratike dhe të zhvilluar. Në kuadër të aktiviteteve me rastin e 28 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare për të Drejtën e Informimit, Zyra e Komisionerit zhvilloi takime me nxënës e mësues të arsimit 9-vjeçar publik e privat, me moton “Mos ki ndrojtje të pyesësh”.

Takimet kishin si qëllim prezantimin e koncepteve dhe parimeve të legjislacionit për të drejtën e informimit për këtë grupmoshë dhe rritjen e ndërgjegjësimit në ushtrimin praktik të kësaj të drejte. Stafi i Zyrës së Komisionerit ishte në shkollat 9-vjeçare “E Kuqe” dhe “Indipendent”, ku ndau me të pranishmit njohuri dhe këshilla praktike, si pjesë e angazhimit konstant të institucionit në bashkëpunimin e tij me strukturat arsimore të vendit. Ata u njohën me elementët kryesore të të drejtës për informim, një historik mbi evoluimin e saj në Shqipëri dhe në botë, si dhe me funksionet dhe veprimtarinë institucionale në promovimin e saj. Këto takime u zhvilluan në formën e një bashkëbisedimi të lirë me pyetje-përgjigje në lëndën e “Qytetarisë”.