3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Buletin special i ICIC për Ditën Ndërkombëtare të të Drejtës për Informim

Me rastin e 28 shtatorit, Ditës Ndërkombëtare të të Drejtës për Informim (International Day for Universal Access to Information – IDUAI 2024), Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit (ICIC) ka përgatitur dhe publikuar një buletin special me kontributin e Komisionerëve të Informimit nga e gjithë bota.

Qëllimi i kësaj iniciative është shpërndarja e njohurive, perspektivave e pikëpamjeve, si dhe praktikave të mira në lidhje me zbatueshmërinë e legjislacionit për të drejtën e informimit nga autoritetet rregullatore anembanë botës.

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka dhënë kontributin e saj lidhur me sfidat dhe arritjet e kësaj fushe në Shqipëri.

Për më shumë informacion mund të shkarkoni buletinin duke klikuar këtu.