3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Ndërveprimi me shoqërinë civile, për një sistem shëndetësor efektiv dhe transparent

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte e ftuar në prezantimin e “Raportit të Monitorimit të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë (SKSH) 2021-2030, arritjet dhe sfidat” i hartuar nga shoqata “Together for Life” (TfL). Ky dokument është një platformë e rëndësishme për zhvillimin dhe përmirësimin e këtij sistemi në vendin tonë që synon të sigurojë një kujdes shëndetësor cilësor, të aksesueshëm dhe të barabartë për të gjithë qytetarët.

Në këtë takim, Zyra e Komisionerit mori vlerësime nga TfL për kontributin dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë procesit të mbledhjes së informacionit të domosdoshëm për hartimin e këtij raporti. Përfaqësuesit e institucionit theksuan se roli që ai luan në garantimin e së drejtës për informim do të ishte jo i plotë pa bashkëpunimin dhe ndërveprimin me organizatat e shoqërisë civile, për arritjen e objektivit të përbashkët, rritjen e transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së autoriteteve publike.

Ky raport është i pari dokument monitorimi i hartuar që prej miratimit të SKSH 2021-2030, për vlerësimin e arritjeve dhe sfidave në zbatimin e politikave, objektivave specifike apo aktiviteteve të përcaktuara në këtë Strategji. Pjesë e takimit ishin aktorët kyç që kontribuojnë në sektorin shëndetësor, si përfaqësues të institucioneve politikbërëse, vendimarrëse, atyre të pavarura, donatorëve, nga shoqëria civile dhe media.