Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi mori pjesë në Edicionin e 25-të të Samitit Global Vjetor të Privatësisë, organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Profesionistëve të Privatësisë (International Association of Privacy Professionals – IAPP), në Uashington, DC.
Në kuadër të Ditës së Autoriteteve të Mbrojtjes së të Dhënave, në këtë samit u diskutua në lidhje me sfidat e mbrojtjes së të dhënave personale, në dritën e bashkëpunimit ndërkombëtar, pavarësinë e autoriteteve mbikëqyrëse, perspektivat e shoqërisë civile, etj.
Samiti Global i Privatësisë është një aktivitet ku marrin pjesë profesionistë të fushës si politikëbërësit kryesorë, teknologë, autorë dhe sipërmarrës nga e gjithë Bota, të cilët diskutojnë dhe kërkojnë zgjidhje për çështje strategjike dhe sfidat e përditshme në privatësi, qeverisjen e inteligjencës artificiale dhe përgjegjësinë digjitale.
Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.