Zyra e Komisionerit trajnim koordinatorëve për të drejtën e informimit

Me temë “E drejta për informim – Regjistri Elektronik i Kërkesave dhe Përgjigjeve, REKPDI”, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi një trajnim online me koordinatorët për të drejtën e informimit të 25 institucioneve në nivel qendror.

Në këtë trajnim, pjesëmarrësit u njohën më konkretisht me detyrimin lidhur me publikimin/përditësimin e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve si dhe përdorimin e REKPDI nëpërmjet portalit pyetshtetin.al.

Stafi i Zyrës së Komisionerit, gjithashtu bisedoi me të pranishmit në lidhje problematika të ndryshme mbi kërkesat për informacion, duke ofruar shembuj sipas praktikave më të mira.

Veçanërisht përdorimi i Regjistrit Elektronik të Kërkesave dhe Përgjigjeve lehtëson dhe forcon edhe më tej transparencën proaktive të çdo autoriteti publik, si dhe ndikon në përmirësimin e shërbimeve që u ofron qytetarëve apo grupeve të interesit.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë