Berlin 24 qershor 2025 – Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi takim bilateral me homologen gjermane
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerve të Informimit zhvilloi një takimi bilateral me Komisioneren Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit, znj. Louisa Specht-Riemenschneider.
Dy Komisionerët shprehën kënaqësinë reciproke për marrëdhëniet e vendosura mes dy institucioneve dhe forcimin e tyre. Zoti Dervishi e njohu homologen e tij gjermane mbi progresin e bërë nga Shqipëria në fushat e veprimtarisë që mbulon Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Palët diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave institucionale në fushën e informimit dhe rritjes së transparencës.
Me qëllim përfitimin e një ekspertize profesionale u diskutua gjithashtu edhe mbi mundësinë e organizimit të një vizite studimore në Autoritetin Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informimit, Gjermani, kjo në funksion të rritjes së mëtejshme të kapaciteteve institucionale dhe aplikimit të standardeve më të mira ndërkombëtare nga ana e zyrës së Komisionerit.