Zyra e Komisionerit vijon trajnimet me ekspertët e BE-së mbi të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP), zhvilloi trajnimin e radhës me ekspertët ndërkombëtarë të projektit TAIEX mbi zbatimin efektiv të ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”.

Në këtë sesion trajnimi, stafi i Zyrës së Komisionerit përfitoi njohuri të zgjeruara mbi të dhënat e hapura si:

  • Identifikimi dhe përgatitja e të dhënave për publikim në format të hapur;
  • Kriteret e publikimit të të dhënave të hapura;
  • Llojet e licensave;
  • Mbikëqyrja e zbatimit të ligjit nga ana e Komisionerit;
  • Prezantim praktik për menaxhimin e mosmarrëveshjeve lidhur me ripërdorimin.

Gjithashtu, gjatë trajnimit, ekspertët parashtruan raste studimore dhe vendime të bazuara në praktikat e Bashkimit Evropian.

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale shprehu mirënjohjen e tij ndaj mbështetjes së Bashkimit Evropian dhe ekspertëve kroat. Z. Dervishi theksoi se këto trajnime i shërbejnë përmirësimit të vazhdueshëm të punës së Komisionerit në funksion të zbatimit sa më efektiv të ligjit.

Ekspertët kroatë u shprehën se ripërdorimi i informacionit të sektorit publik i shërben vendit dhe shoqërisë.

Trajnimi me ekspertët ndërkombëtarë për stafin e Zyrës së Komisionerit kontribuon në përmbushjen e detyrimeve sipas ligjit nr. 33/2022 “Për të Dhënat e Hapura dhe Ripërdorimin e Informacionit të Sektorit Publik”, konkretisht neni 19 “për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e të drejtës për ripërdorimin e dokumenteve sipas këtij ligji.”

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë