THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI
Për t’iu bashkuar strukturës përgjegjëse për zbatimin e Ligjit nr. 12/2026 “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”
- Baza ligjore
Në mbështetje të Ligjit nr. 12/2026 “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është autoriteti përgjegjës për zbatimin, administrimin dhe mbikëqyrjen e këtij ligji.
Në kuadër të ngritjes së strukturës përgjegjëse për ushtrimin e këtyre kompetencave, Komisioneri shpall këtë Thirrje për Shprehje Interesi, me qëllim identifikimin e profesionistëve të interesuar për t’iu bashkuar ekipit që do të mbështesë veprimtarinë e mbikqyres sw lobimit në Republikën e Shqipërisë.
- Kush mund të shprehë interes
Komisioneri fton të gjithë personat e interesuar që kanë njohuri, kualifikime ose përvojë profesionale në fusha që lidhen me zbatimin e Ligjit nr. 12/2026 “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë” të shprehin interesin për t’iu bashkuar kësaj strukture.
Në veçanti, mirëpriten shprehje interesi nga persona me formim, njohuri ose përvojë profesionale në fushat e mëposhtme:
- drejtësi;
- administratë publike;
- shkenca politike;
- qeverisje dhe politika publike;
- integritet, etikë dhe antikorrupsion;
- transparencë, e drejta e informimit dhe llogaridhënie;
- mbrojtja e të dhënave personale;
- fusha të tjera të ngjashme.
Përvoja profesionale në administratën publike, organizatat e shoqërisë civile, institucionet ndërkombëtare, projektet e asistencës teknike ose në fusha që lidhen me transparencën, integritetin, etikën, qeverisjen e mirë dhe proceset vendimmarrëse do të merret në konsideratë gjatë vlerësimit të shprehjeve të interesit.
III. Dokumentacioni
Personat e interesuar ftohen të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër motivimi, ku të paraqitet interesi për t’iu bashkuar strukturës përgjegjëse për zbatimin e Ligjit nr. 12/2026 “Për lobimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe përvoja ose kontributi që mund të ofrojë në këtë proces.
- Afati dhe mënyra e paraqitjes së shprehjes së interesit
Personat e interesuar ftohen të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar në adresën elektronike: info@idp.al, brenda datës 31 korrik 2026.
- Informacion shtesë
Kjo thirrje për shprehje interesi nuk përbën procedurë punësimi, konkurs apo procedurë rekrutimi dhe nuk krijon të drejtë punësimi ose angazhimi për personat që paraqesin shprehje interesi.
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale rezervon të drejtën të kontaktojë vetëm personat që do të vlerësohen të përshtatshëm për fazat e mëtejshme të procesit.