3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Njohje dhe ndërgjegjësim nga nxënësit për mbrojtjen e të dhënave personale

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare për Zhvillim të Qendrueshëm (ASDO), me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Tiranë, organizuan takime ndërgjegjësuese në institucione të arsimit parauniversitar në kuadër të projektit “Siguria kibernetike dhe mbrojtja e të dhënave”.

Këto takime u zhvilluan në shkollat 9-vjeçare publike “1 Maji” e “Ali Demi” dhe në atë jopublike “Elina”. Të pranishmit u njohën me parimet e mbrojtjes së të dhënave personale, ushtrimin e të drejtave të tyre, apo dhe me këshilla praktike për përdorimin e sigurt të mjedisit digjital/kibernetik. Për nxënësit e mësuesit pjesëmarrës në këto aktivitete ndërgjegjësuese, u prezantua loja “Happy onlife”, nëpërmjet të cilës nxitet i menduari kritik i të rinjve, sidomos, për sjelljet që ata duhet të përshtasin gjatë përdorimit të rrjeteve sociale.