3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

E DREJTA E INFORMIMIT JU JEP MUNDËSINË TË MERRNI INFORMACION

Ligji për të Drejtën e Informimit ju jep të drejtën të kërkoni informacion nga të gjitha autoritetet shtetërore dhe kompanitë me kapital publik në Shqipëri.

Ju mund të përdorni të drejtat tuaja për të kërkuar të gjitha llojet e informacionit, për shembull:

Vendimet e këshillit bashkiak, planet e zhvillimit lokal, planin e masave të përmirësimit të shëndetit publik, udhëzimet për ruajtjen e ambientit, vendimet për riparimin e një rruge të caktuar etj.

Kontratat sipas të cilave një kompani private është duke siguruar një shërbim për një autoritet publik shqiptar, të tilla si një shërbim pastrimi të qytetit, apo detajet e të gjitha standardeve që shërbimi duhet të përmbushë.

Studimet e kryera përpara marrjes së vendimeve si psh. për sigurinë e vaksinave apo ilaçeve.