|

INSTITUCIONET PARTNERE

INSTITUCIONI PERFITUES

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Shqipëri: https://www.idp.al

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, është institucioni i pavarur, përgjegjës në Shqipëri për monitorimin dhe mbikëqyrjen e ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale. Në këtë aspekt ky institucion është përgjegjës për kryerjen e hetimit administrativ, qasjen për përpunimin e të dhënave personale dhe mbledhjen e të gjithë informacionit të nevojshëm, me qëllim përmbushjen e detyrimeve të tij mbikëqyrëse.

Komisioneri urdhëron bllokimin, fshirjen, shkatërrimin ose pezullimin e përpunimit të paligjshëm të të dhënave personale dhe lëshon udhëzime para përpunimit të të dhënave duke garantuar publikimin e tyre.

PARTNERËT E SHTETIT ANËTAR

Garante per la protezione dei dati personali (GPDP), Itali: https://www.garanteprivacy.it/

Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale është një organ administrativ i pavarur, që u krijua për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore në lidhje me përpunimin e të dhënave personale dhe për të siguruar respektimin e dinjitetit të njerëzve, në Itali.

GPDP-ja është e përfshirë në mënyrë aktive në projektet evropiane që synojnë ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e të dhënave personale dhe harmonizimin e tyre me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (GDPR).

ORGANET MBËSHTETESE

Ludwig Boltzmann Institute – Instituti për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, Austri: https://bim.lbg.ac.at/en

BIM është instituti më i madh kërkimor, trajnues dhe këshillues për të drejtat e njeriut në Austri, i cili, që nga themelimi i tij në 1992, ka zhvilluar një profil specifik në fushën e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokratizimit.

BIM bashkëpunon me administratat publike si dhe organizatat e shoqërisë civile, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Një fushë në fokus të punës së BIM-it është mbrojtja e të dhënave personale, si pjesë e të drejtës për privatësi, sipas nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

CSI-Piemonte (CSI), Itali: https://www.csipiemonte.it/web/it

CSI është një Agjenci Publike Italiane për Qeverisjen Elektronike, e specializuar në projekte për sektorin publik, gjithashtu në nivel ndërkombëtar. CSI-ja ofron shërbime novatore për administratat, duke i ndihmuar ato të jenë më efikase, moderne dhe të ulin kostot e shpenzimeve publike.

CSI-ja administron sasi të mëdha të të dhënave, për të cilat ajo garanton privatësi, sipas Rregulloreve të BE-së. CSI-ja ka një oficer të brendshëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ka zhvilluar modele teknike dhe masa organizative dhe ligjore për të mbrojtur të dhënat e qytetarëve dhe të administratave. Që nga viti 2012 CSI-ja ka themeluar një degë të saj në Shqipëri.