OBJEKTIVAT E PROJEKTIT

OBJEKTIVAT E PROJEKTIT: FORCIMI I KAPACITETEVE INSTITUCIONALE LIDHUR ME MBIKËQYRJEN DHE MONITORIMIN E MBROJTJES SË TË DHËNAVE PERSONALE, SI NË SEKTORIN PUBLIK ASHTU EDHE NË ATË PRIVAT.

Objektivi kryesor i Projektit të Binjakëzimit është forcimi i kapaciteteve institucionale të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri, lidhur me mbikëqyrjen dhe monitorimin e mbrojtjes së të dhënave personale, si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Në mënyrë specifike Projekti ka për qëllim të mbështesë Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Shqipëri në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar dhe konkretisht të Ligjit Nr. 9887/2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale“, të ndryshuar, me legjislacionin e BE-së në fushën e mbrojtjes së të dhënat personale, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve administrative të institucioneve shqiptare për të zbatuar acquis-in përkatës të Bashkimit Evropian.

Rezultatet e pritshme të Projektit janë:

  • Harmonizimi i legjislacionit kombĂ«tar me GDPR dhe DirektivĂ«n e PolicisĂ« 680/2016;
  • NdĂ«rtimi i kapaciteteve pĂ«r zbatimin e kuadrit tĂ« ri ligjor mbi mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave personale;
  • Rritja e ndĂ«rgjegjĂ«simit tĂ« kontrolluesĂ«ve dhe pĂ«rpunuesĂ«ve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« sigurohet qĂ« ata tĂ« respektojnĂ« ligjin e ri mbi mbrojtjen e tĂ« dhĂ«nave personale.
Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë