REGJISTRI I KËRKESAVE DHE PËRGJIGJEVE 2024

Nr. Rendor Data e kërkesësObjekti i kërkesësData e përgjigjesPërgjigjeMënyra e përfundimit të kërkesësTarifa
0104.01.2024Rastet e raportimeve nga gazetarët apo punonjësit e mediave për periudhën kohore 1 janar 2023 - 31 dhjetor 2023 mbi keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale si dhe nëse janë depozituar ankesa apo denoncime nga gazetarë apo punonjës të mediave lidhur me mos aksesin në informacion për të njëjtën periudhë.12.01.2024Në lidhje me pyetjen e parë mbi rastet e raportimeve nga gazetarët apo punonjësit e mediave për periudhën kohore 1 janar 2023 - 31 dhjetor 2023 mbi keqpërdorimin e të dhënave të tyre personale, Zyra e Komisionerit ju informon se, për periudhën e kërkuar është trajtuar 1 (një) rast i kësaj natyre. Zyra e Komisionerit, në zbatim të të drejtave dhe kompetencave që i njeh ligji nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, ka vlerësuar se ankesa është jashtë objektit të ligjit të sipërpërmendur dhe se duhet të trajtohet nga organet kompetente ligjzbatuese.
Për sa i përket pyetjes së dytë, nëse pranë institucionit tonë janë depozituar ankesa apo denoncime nga gazetarë apo punonjës të mediave lidhur me mos aksesin në informacion, ju informojmë se gjatë vitit 2023, Zyra e Komisionerit ka administruar 957 ankesa në total. Për aq sa mund të evidentojmë, rezultojnë se rreth 390 ankesa janë paraqitur nga gazetarë dhe rreth 170 ankesa nga organizata të shoqërisë civile.

Gjithashtu, statistikat mbi numrin e ankesave të paraqituara nga gazetarë ndër vite, mund ti gjeni të publikuara në faqen tonë zyrtare www.idp.al në rubrikën “Raporte Vjetore”.

E plotëNuk ka
0219.01.2024Kopje Audio e CD te seances degjimore01.02.2024Derguar fatura per arketim per kopje CDNë proces60 Lek
0319.01.2024Cfarë masash ka marrë KDIMDP per mospublikimin e njoftimeve per sulmet kibernetike nga ana e AKCESK ne faqen e vet zyrtare.25.01.2024Bazuar në pikën 2 të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, çdo autoritet publik publikon në faqen zyrtare të gjitha kategoritë e informacioneve të përcaktuara në këtë dispozitë ligjore. Gjithashtu, sipas shkronjës l të pikës 2 të nenit 7 të ligjit, duhet të publikohet “çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik”. Për sa më sipër, gjatë publikimit të informacionit/dokumentacionit në faqen zyrtare, çdo autoritet publik i referohet parashikimeve ligjore që rregullojnë veprimtarinë e tij institucionale.
Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e programeve të transparencës në përputhje me ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndyshuar, “Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për miratimin e veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit” dhe planin vjetor të punës.
E plotëNuk ka
0431.01.2024Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Manuale udhëzues dhe formulari për ankimim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut12.02.2024Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.
https://www.echr.coe.int/documents/d/echr/convention_sqi
Manuale udhëzues dhe formulari për ankimim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut).
https://www.echr.coe.int/documents/d/echr/Guide_Art_6_criminal_SQI
https://www.echr.coe.int/documents/d/echr/Your_Application_SQI
Formulari për ankimim i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (Gjykata e Strasburgut).

Bashklidhesja-1
E plotëNuk ka
0501.02.2024Sa është numri i ankesave që ka marrë Komisioneri për të Drejtën e Informimit për vitin 2023 dhe sa prej tyre janë administruar gjatë vitit kalendarik (duke përfshirë shqyrtimin e ankesave të referuara nga 2022 dhe ato të përcjella për vitin pasardhës)? A ka të dhëna se sa ankesa janë bërë nga gazetarë dhe / ose media gjatë vitit 2023? Informacion për ecurinë e ankesave të administruara nga zyra juaj gjatë vitit 2023? Pra sa janë refuzuar se janë jashtë objektit, sa janë zgjidhur me ndërmjetësim, në sa raste Komisioneri ka dalë me vendim, etj.06.02.2024Gjatë vitit 2023, Zyra e Komisionerit administroi 956 ankesa me objekt “Ankim ndaj refuzimit për dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare” si dhe vijoi me shqyrtimin administrativ të 48 procedurave të mbartura nga viti 2022 (gjithsej 1004 ankesa).

Referuar të dhënave, për aq sa mund të indentifikohen, ankesat e paraqitura janë grupuar në katër kategori, sipas grafikut të mëposhtëm.

2023
Gazetarë 395
Qytetar 367
OSHC 171
Avokatë 23

Nga totali prej 1004 ankesash, për 609 prej tyre informacioni/dokumentacioni i kërkuar u është vënë në dispozicion ankuesve, gjatë zhvillimit të procesit të hetimit administrativ nga ana e Zyrës së Komisionerit.

Gjithashtu, Zyra e Komisionerit është shprehur me 45 vendime për 46 ankesa. Nga këto vendime, janë dhënë 41 vendime urdhërimi për dhënie informacioni, 3 vendime rrëzimi, dhe 1 vendim me sanksion administrativ.

Ndërkaq, 146 ankesa kanë rezultuar jashtë objektit të cilat rezultojnë për çështje me natyrë individuale, ose trajtohen nga ligje të tjera specifike. Gjithashtu, rezultojnë 22 ankesa të refuzuara, bazuar në kufizimet e LDI-së, 59 ankesa janë paraqitur jashtë afatit, 36 ishin të paplota, si dhe 86 të tjera janë mbartur për shqyrtim në vitin 2024.
E plotëNuk ka
0607.02.2024Gjatë vitit 2023 Komisioneri a ka pasur ankesa për transparencë
bashkive? A ka berë Komisioneri ndonjë vërejtje, sugjerim apo memo ndaj Bashkive, lidhur me
problematikat e konstatuara në Programet e Transparences dhe nëse ka pasur masa të dhëna.
13.02.2024Në lidhje me kërkesën tuaj ju informojmë se, gjatë vitit 2023 nuk është regjistruar asnjë ankesë në lidhje me funksionimin e programeve të transparencës për njësitë e vetëqeverisjes vendore. Ndërkohë, Zyra e Komisionerit, në kuadër të detyrave dhe kompetencave të përcaktuar me ligj, ka monitoruar vazhdimisht zbatimin e programeve të transparencës të autoriteteve publike përfshirë edhe pushtetin vendor.

Përpara monitorimit final vjetor, Zyra e Komisionerit ka rikujtuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, nëpërmjet komunikimit zyrtar “për të marrë masa për garantimin e mbarëvajtjes së faqes zyrtare të Bashkisë ku të publikohet/perditësohet programi model i transparencës i NJVV, sipas modelit te miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Gjithashtu, Zyra e Komisionerit iu shpërndau njësive të vetëqeverisjes vendore edhe Rekomandimin “Për zbatimin e programit institucional të transparencës të autoriteteve publike.

Në konkluzion të procedurave administrative, për ato njësi të vetëqeverisjes vendore të cilat nuk kishin marrë masa për zbatimin e programit të transparencës ose nuk paraqitën pranë Zyrës së Komisionerit asnjë argument apo provë për të arsyetuar mospërmbushjen, Zyra e Komisionerit miratoi 7 vendime urdhërimi për vënien në zbatim/përditësim të programit të transparencës, si dhe vendosi sanksion administrativ gjobë për personat përgjegjës sipas përcaktimit ligjor.

Vendimet e Zyrës së Komisionerit i gjeni të publikuara në lidhjet e mëposhtme:
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2023/12/Vendim-Urdherimi-Bashkia-Librazhd.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2023/12/Vendim-Urdherimi-Bashkia-Fushe-arrez-1.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2023/12/Vendim-Urdherimi-Bashkia-Kelcyre.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2023/01/Vendim-Urdherimi-Bashkia-Divjake.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2023/12/vendim_67_dpdi_2023.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2023/12/vendim_68_dpdi_2023.pdf
https://www.idp.al/wp-content/uploads/2023/01/Vendim-Urdherimi-Bashkia-Kruje-1.pdf

E plotëNuk ka
0720.02.2024I njejte me kërkesën nr. 0504.03.2024I njejte me pergjigjen nr. 05I plotëNuk ka
0826.02.2024Informacion mbi fillimin e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe konkretisht të Aktit për Shërbimet Digjitale dhe Aktit për Tregjet Digjitale28.02.2024Në lidhje me kërkesën mbi fillimin e procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian dhe konkretisht të Aktit për Shërbimet Digjitale dhe Aktit për Tregjet Digjitale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk disponon informacion, duke qenë se legjislacioni nuk bën pjesë në aktet për zbatimin e të cilave është përgjegjëse.

I plotëNuk ka
0926.02.2024Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur” dhe informacion mbi hartimin e Kodit të ri Penal.06.03.2024Kodi i drejtësisë penale për të mitur

Për sa i përket Kodit të ri Penal, në dijeni tonë, ai është ende në proces përafrimi me legjislacionin e Bashkimit Evropian.
I plotëNuk ka
1028.03.2024Informacion mbi kodin e ri penal03.04.2024Për sa i përket Kodit të ri Penal, në dijeni tonë, ai është ende në proces përafrimi me legjislacionin e Bashkimit Evropian .I plotëNuk ka
1117.05.2024Kopje të shkresës datë 02.02.2015 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.24.05.2024Shkresa bashkelidhurI plotëNuk ka
1220.05.2024Numri fakti i punonjësve të institucionit. Nëse struktura e ndarjes se detyrave është e njëjtë më atë të publikuar në faqe. A ka patur ndonjë rishikim të funksionimit të institucionit nga ndonjë aktorë? Nëse po, vënia në dizpozicion e analizës.27.05.2024Në lidhje me pyetjen e parë, ju informojmë se organika e Zyrës së Komisionerit përfshin një numër punonjësish prej 60 persona.

Tabela e funksioneve, detyrave dhe kompetencave të drejtorive si dhe lista e punonjësve gjendet e publikuar në faqen zyrtare, në linkun Drejtoritë
Në lidhje me pyetjen e dytë sqarojmë se, struktura e Zyrës së Komisionerit është miratuar me Vendim të Kuvendit të Republikës nr. 86/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimin e pagave të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar me Vendimin nr. 24/2023.
Për më shumë informacion rreth ndarjeve të detyrave i gjeni në Rregulloren e Brendshme të publikuar në linkun Rregullore

Në lidhje me pyetjen e tretë, sqarojmë se, puna e Zyrës së Komisionerit monitorohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i cili miraton çdo vit rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në linkun Rezoluta e Kuvendit gjeni të gjitha rezolutat e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të miratura ndër vite.
Së fundmi, Zyra e Komisionerit ishte një nga institucionet e pavaruara shqiptare të përzgjedhura për auditim në kuadër të “Misionit të Vlerësimit të BE (Peer Mission Review)”. Qëllimi i tij ishte identifikimi i kapaciteteve administrative, veçanërisht, rregullimin ligjor të statusit, autonomisë financiare, rekrutimin e stafit apo procesin e vendimmarrjes, marrëdhëniet me pushtetin ligjvënës dhe atë ekzekutiv, si dhe perceptimin e besimit të publikut për pavarësinë institucionale. Gjetjet kryesore të këtij raporti mund ti gjeni të publikuara në Raportin Vjetor 2023 të Zyrës së Komisionerit në faqen nr. 33 Raporti 2023.
I plotëNuk ka
1321.05.202429.05.2024Pergjigje nr. 13I plotëNuk ka
1423.05.202407.06.2024Pergjigje nr. 14I plotëNuk ka
1507.06.2024Sa ka kushtuar edicioni i XV i Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit 3 – 5 qershor 2024 të organizuar në Tiranë?18.06.2024Në përgjigje të kërkesës tuaj, ju informojmë se Konferenca Ndërkombëtare e Komisionerëve të Informimit “International Conference of Information Commissioners-ICIC” është forumi më i lartë dhe më i rëndësishëm i bashkëpunimit e koordinimit të autoriteteve botërore rregullatore të së drejtës për akses në informacionin publik dhe transparencën që mbledh bashkë komisionerë, ombudsman-ë, organizata ndërkombëtare, shoqëri civile, media, etj. Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale është anëtare e zgjedhur e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit dhe fitoi të drejtën e organizimit të edicionit të XV të Konferencës.Zyra e Komisionerit si organizatore e këtij edicioni, ka ndjekur procedura prokurimi online me disa operatorë ekonomikë, me burim financimi nga buxheti i shtetit. Ju sqarojmë se deri në datë 18.06.2024 janë gjeneruar faturat e fiskalizuara në vlerën 11.727.118 lekë, për të cilat jemi në procesin e likujdimit të tyre.I plotëNuk ka
1603.07.2024Informacion mbi Draft Kodin e ri Penal09.07.2024Dërguar koordinatorit për të drejtën e informimit pranë Ministrisë se Drejtësisë.DeleguarNuk ka
1719.07.2024Nese vendosja e kamerave ne pishina publike / ambjente te perbashketa kompleksi, lejohet (ose jo) nga legjislacioni ne fuqi?23.07.2024Fillimisht, ju bëjmë me dije se, instalimi dhe përdorimi i një sistemi video-survejimi (CCTV), duhet të rregullohet sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i ndryshuar (në vijim, “Ligji”), dhe akteve nënligjore të dala në bazë dhe për zbatim të tij. Referuar kërkesës suaj sqarojmë se, të dhënat e ruajtura në sistemin e video-survejimit (CCTV) konsiderohen “të dhëna personale”, në kuptim të pikës 1, të nenit 3 të Ligjit, për arsye se një individ mund të identifikohet drejtpërdrejtë në bazë të këtyre regjistrimeve dhe përpunimi i këtyre të dhënave duhet të kryhet në përputhje me parimet dhe kriteret ligjore të përpunimit, të parashikuara përkatësisht në nenet 5 dhe 6 të Ligjit. Në zbatim të detyrimeve që parashikon Ligji, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, Komisioneri ka miratuar ndër të tjera edhe Udhëzimin nr. 3, datë 05.03.2010 “Mbi përpunimin e të dhënave personale me sistemin e video survejimit në ndërtesa dhe mjedise të tjera”, i ndryshuar. Udhëzimi, në germën “b”, të pikës 5, parashikon se “Kamerat në godinat e pallateve duhet të vendosen me miratimin e 75% të banorëve në zbatim të legjislacionit për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit”. Është e rëndësishme të cilësohet se, sistemi i video-survejimit (CCTV), mund të instalohet vetëm për qëllim të sigurisë, nëse bëhet i domosdoshëm nga rrethanat dhe nëse asnjë mjet tjetër nuk mund të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi, duke mos kufizuar në mënyrë joproporcionale të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale. Së fundmi, pozicionimi, këndi i vëzhgimit të kamerave dhe numri total i tyre, duhet të përcaktohet në skemën e instalimit të sistemit (CCTV). Në çdo rast, duhet që impakti në privatësinë e individëve të jetë sa më i vogël.I plotëNuk ka
1823.07.2024Informacion nëse është administruar ndonjë ankimim lidhur me Vendimin nr. 52, datë 10.1.202326.07.2024Ju informojmë se deri në momentin e kthimit të kësaj përgjigje, në protokollin e Zyrës së Komisionerit të së Drejtës për Informim dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale nuk është administruar asnjë ankimim lidhur me Vendimin nr. 52, datë 10.1.2023.I plotëNuk ka
1907.08.2024Adresat e koordinatoreve te Shoqerive Rajonale Ujesjelles Kanalizime.13.08.2024Shoqëritë aksionare rajonale të ujësjellës kanalizimeve janë në proces riorganizimi, sipas një programi të miratuar nga Këshilli i Ministrave. Ky proces riorganizimi ka përfshirë dhe titullarët, së bashku me stafin përkatës. Për këtë arsye, deri në përfundim të riorganizimit të plotë, për çështje që lidhen me përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga legjislacioni në fuqi për të drejtën e informimit, mund ti drejtoni kërkesat tuaja për informacion pranë koordinatorit të së drejtës për informim të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, në cilësinë e organit koordinues dhe monitorues të aktivitetit për sigurimin e furnizimit me ujë, kanalizimeve te ujërave të përdorura dhe trajtimit të tyre për të gjithë popullsinë e vendit, në bashkëpunim me pushtetet vendore dhe subjektet e menaxhimit të infrastrukturës ujore. Kontaktet e Koordinatorit për të drejtën e informimit të AKUK-së janë: Z. Halim Hamzallari E-mail: halim.hazamllari@akuk.gov.al Nr. tel.: 04 256 091 Link: https://www.akum.gov.al/publications/info Gjithashtu ju rikujtojmë që bazuar në pikën 1, të nenit 11, të ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, kërkesat për informim mund të bëhen edhe me shkrim dhe të dërgohen me postë në adresat zyrtare të institucioneve.I plotëNuk ka
2003.09.2024Nese ka parti politike te cilat kane njoftuar KDIMDP per perpunimin e te dhenave personale dhe kane depozituar rregullore per mbrojtjen, perpunimin, ruajtjen dhe sigurine e te dhenave personale dhe kodin e etikes. Nese ka parti politike te cilat kane njoftuar KDIMDP per delegimin e perpunimit te te dhenave personale te subjekteve te treta. Nese gjate 5 viteve te fundit jane paraqitur ankesa per ceshtje te lidhura me perpunimin e te dhenave personale nga partite politike dhe cfare eshte vendosur. Nese gjate 5 viteve te fundit jane zhvilluar hetime administrative per ceshtje te lidhura me perpunimin e te dhenave personale nga partite politike dhe cfare eshte vendosur.09.09.2024Në lidhje me pyetjet 1 dhe 2 të kërkesës për informim, ju sqarojmë se përgjegjësia për të njoftuar Zyrën e Komisionerit për përpunimin e të dhënave personale, përbën një detyrim të parashikuar në nenin 21 të ligjit 9887 datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar (në vijim “Ligji”). Ndërkohë,Vendimi nr. 4, datë 27.12.2012 i Komisionerit “Për përcaktimin e rasteve për përjashtimet nga detyrimi për njoftimin e të dhënave personale, që përpunohen”, në shkronjën a) të pikës 1, të tij parashikon se: “Përcaktimin e rasteve, për të cilat njoftimi për përpunimin e të dhënave personale, pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, nuk është i nevojshëm, si më poshtë vijon:

a) Kur përpunimi i këtyre të dhënave kryhet nga organizatat jofitimprurëse politike, sindikaliste, fetare ose filozofike, për qëllime të veprimtarisë së tyre të ligjshme, për anëtarët, sponsorizuesit ose personat e tjerë, që kanë lidhje të vazhdueshme me veprimtarinë e këtyre organizatave;

Për sa më sipër, Kontrolluesit (partitë politike) janë përjashtuar nga përgjegjësia për të njoftuar Zyrën e Komisionerit dhe për rrjedhojë nuk ka formularë njoftimi të plotësuar nga ana e tyre dhe nuk janë të regjistruara në “Regjistrin Elektronik të Subjekteve Kontrollues”. Gjithashtu, partitë politike nuk kanë depozituar “Rregullore të brendshme për përpunimin e të dhënave personale” apo “Kod Etike”. Hartimi i këtyre akteve është parashikuar në nenin 27 dhe 31 të Ligjit por depozitimi i tyre pranë Zyrës së Komisionerit nuk përbën një detyrim ligjor. Edhe sa i përket njoftimit të delegimit të përpunimi të të dhënave personale subjekteve të treta, nga ana e partive politike nuk është realizuar një njoftim i tillë.

Në lidhje me pyetjet 3 dhe 4 sqarojmë se gjatë kësaj periudhe, pranë Zyrës së Komisionerit janë depozituar 41 ankesa që lidhen me përpunimin e të dhënave personale nga partitë politike. Këto ankesa i janë referuar kryesisht përhapjes së paligjshme të të dhënave personale të shtetasve/zgjedhësve.
Bazuar në nenin 30 të Ligjit, Zyra e Komisionerit zhvilloi hetime administrative, me objekt “Verifikimi lidhur me ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale të shtetasve/zgjedhësve, nisur nga informacionet e publikuara në median elektronike”, pranë kontrolluesve ndër të cilët, Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Bindja Demokratike.

Vendimmarrjen përfundimtare të hetimit administrativ mund ta konsultoni në lidhjen:
- https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/rekomandimi_nr_44_pssh_2021_dmdp.pdf
- https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/rekomandimi_nr_42_dpgjc_2020_dmdp.pdf
- https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/rekomandimi_nr_43_akshi_2021_dmdp-1.pdf
- https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/vendimi_nr_41_dmdp_2021.pdf
- https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Vendim-Nr.-30-SIMETRIX-SOLUTIONS-SHPK.pdf
Gjithashtu, një informacion të përmbledhur për sa më lart, e gjeni edhe në:
- Raportin Vjetor të vitit 2021 të KDIMDP-së, të publikuar në faqen zyrtare të institucionit në lidhjen:
https://idp.al/wp-content/uploads/2024/01/RAPORTI-VJETOR-2021.pdf ; dhe në
- Relacionin e hetimit administrativ për përhapjen e paligjshme të të dhënave personale të shtetasve nr. 1399 prot., datë 19.08.2021, publikuar në lidhjen:
https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/Relacion_hetimi_administrative_per_perhapjen_e_paligjshme_te_te_dhenave_personale_te_shtetasve.pdf
I plotëNuk ka
2116.09.2024Numri i rastreve te regjistrimit ose/dhe shperndarjes se informacioneve/pamjeve intime pa pelqim per periudhen 1 janar 2022 -31 dhjetor 2023 te raportura ne institucionin tuaj.18.09.2024Ju bëjmë me dije se gjatë periudhës kohore 01.01.2022-21.12.2023, lidhur me pyetjet e parashtruara në kërkesën tuaj, nuk kemi marrë asnjë ankesë.Megjithatë, Zyra e Komisionerit është angazhuar ndër vite për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi mbrojtjen e të dhënave të tyre personale dhe privatësisë, duke sugjeruar mënyra për të minimizuar ekspozimin e të dhënave të tyre personale në ambientin digjital.

Më poshtë gjeni lidhjet e disa materialeve edukuese/ndërgjegjësuese të publikuara në faqen tonë zyrtare dhe të shpërndara për publikun gjatë eventeve ndërgjegjësuese.

https://idp.al/wp-content/uploads/2024/05/fletepalosje_sugjerime_per_te_mbrojtur_privatesine_ne_internet.pdf
https://idp.al/wp-content/uploads/2024/05/fletepalosja_per_femijet.pdf
https://idp.al/wp-content/uploads/2024/02/broshur_10_sugjerime_per_privatesine.pdf
I plotëNuk ka
2223.09.2024Sa ankesa të paraqitura nga gazetarët, janë shqyrtuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me objekt "Mos dhënie informacioni/dokumentacioni" dhe objekt "Cënim i të dhënave personale" për periudhën 01 janar 21 shtator 202425.09.2024Pranë Zyrës së Komisionerit janë paraqitur 286 ankesa me objekt “Refuzim për dhënie informacioni dhe kopje të dokumenteve zyrtare” dhe 1 ankesë me objekt “Cënim i të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale”.
Për 221 prej ankesave ka përfunduar procesi i shqyrtimit administrativ, ku për 218 ankesa informacioni/dokumentacioni i kërkuar i është vënë në dispozicion kërkuesve nga ana e Autoriteteve Publike gjatë zhvillimit të procesit të hetimit administrativ. Për 3 ankesa Zyra e Komisionerit ka dalë me vendim urdhërimi për dhënien e informacionit/dokumentacionit, të cilat i gjeni të publikuara edhe në faqen zyrtare, si më poshtë.


https://idp.al/wp-content/uploads/2024/04/vendim_7_dpdi_2024_ok.pdf
https://idp.al/wp-content/uploads/2024/08/vendim-nr-14-dpt.pdf
https://idp.al/wp-content/uploads/2024/09/Scan2024-08-08_124919.pdf
Për 26 ankesa, Zyra e Komisionerit ka dalë me qëndrimin se 10 ankesa kanë rezultuar jashtë afatit të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, 8 jashtë objektit dhe 8 ankesa të paplota. Pjesa tjetër e ankesave është ende në proces shqyrtimi administrativ nga ana e Zyrës së Komisionerit.
Lidhur me periudhën e kërkuar, pranë Zyrës së Komisionerit nuk rezulton të jetë depozituar asnjë kërkesë-padi nga gazetarët.
Autoritetet Publike, të cilat e kanë vendosur informacionin në dispozicion i gjeni në bashkëlidhësen nr. 1.

Zyra e Komisionerit ka administruar 1 ankesë nga 1 gazetar me objekt “Cënim i të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale” i cili rezulton jashtë objektit të ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.
I plotëNuk ka
2323.09.2024Informacion në lidhje me monitorimin e publikimit të CV-ve të anëtarëve të kabinetit të 10 Ministrive.27.09.2024Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar (në vijim LDI), parashikon detyrimin e autoriteteve publike për të publikuar një program transparence institucional, sipas modelit të miratuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave (në vijim Zyra e Komisionerit). Zyra e Komisionerit, në kuadër të detyrave dhe kompetencave ligjore, monitoron zbatimin dhe përditësimin e programeve të transparencës në faqet zyrtare të internetit të autoriteteve publike në të gjithë komponentët e tij.

Vitin e kaluar, Zyra e Komisionerit vendosi 9 sanksione administrative me gjobë ndaj titullarëve të autoriteteve publike, për mospërmbushjen e detyrimit të plotësimit dhe përditësimit të programit të transparencës.

Në shkronjën dh) të pikës 1 të nenit 7 të LDI parashikohet se çdo autoritet publik, përgatit paraprakisht, në formate lehtësisht të kuptueshme dhe të aksesueshme, si dhe vë në dispozicion të publikut në faqen e tyre në internet “të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime”. Rrjedhimisht, CV e anëtarëve të kabinetit të ministrive si subjekte të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik” duhet të jenë të publikuara në programin e transparencës.

Monitorimi i publikimit të informacionit në programin e transparencës është një proces dinamik i cili fotografon gjendjen e publikimit të informacionit, në momentin kur kryhet. Në varësi të ndryshimeve që pëson struktura e autoriteti publik, të dhënat e personave subjekte të deklarimit, duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme.

Një risi e ndryshimeve ligjore të LDI, është pika 4 e nenit 7 ku parashikohet se: “Informacioni publikohet i përditësuar në çdo rast që pëson ndryshime, duke shënuar edhe datën e përditësimit të fundit, sipas mënyrës së përcaktuar nga Komisioneri”. Zyra e Komisionerit vlerëson se kjo risi, do të ketë një impakt, jo vetëm për sa i përket publikimit të CV-ve por çdo kategorie tjetër informacioni, i cili pëson ndryshime dhe duhet të përditësohet.

Si çdo vit, Zyra e Komisionerit do të vijojë punën, në bazë të “Programit Vjetor të Punës të Zyrës së Komisionerit”, për të monitoruar vënien në zbatim të detyrimeve ligjore nga ana e autoriteteve publike. Një element i rëndësishëm është pikërisht monitorimi i publikimit të CV-të dhe pagat e nënpunësve, që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë dhe anëtarët e kabinetit të titullarit, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre.
I plotëNuk ka
2424.10.2024Gjate periudhes kohore prej 1 janarit te vitit 2015 dhe deri ne diten kur do te na jepet pergjigja, sa raste konkrete ka pasur kur Komisioneri per te Drejten e Informimit dhe Mbrojtjen e te Dhenave Personale nuk ka marre vendim brenda afatit te parashikuar ne nenin 24, pika 6 te ligjit nr.119/2014, i ndryshuar? Nese po, cilet kane qene autoritetet publike ndaj te cilave Komisioneri ka marre ankese per raste te tilla? Ju lutem te dhenat na i jepni vecmas per secilin vit brenda periudhes kohore qe kemi percaktuar.06.11.2024Pergjigja nr.24I plotëNuk ka
2528.10.2024Njesoj si kerkesa nr.157.11Njesoj si pergjigja nr. 15E ploteNuk ka
2601.11.2024Informacion mbi portalin pyetshtetin dhe funksionimin e regjistrit elektronik te kerkesave dhe pergjigjeve08.11.2024Portali “pyetshtetin.al” është një platformë online, e cila ka për qëllim të ndihmojë qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit për të patur një akses më të lehtë në informacionin me karakter publik. Portali synon gjithashtu të lehtësojë procedurat e dërgimit të kërkesave për informim ndaj çdo autoriteti publik përgjegjës si dhe të ankesave në rast refuzimit të informacionit të kërkuar pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Nëpërmjet këtij portali qytetarët mund të drejtojnë kërkesat e tyre për informim pranë 245 autoriteteve publike nëpërmjet “Regjistrit Elektronik të Kërkesave dhe Përgjigjeve”. Koordinatori i të drejtës për informim, në momentin që merr kërkesën e qytetarit duhet të kthejë përgjigje brenda 10 ditë pune sipas ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar. Nëse qytetari nuk merr informacionin e kërkuar brenda afatit ligjor mund të bëjë ankesë pranë Zyrës së Komisionerit në platformën e mësipërme ose në adresën elektronike të Komisionerit info@idp.al . Gjithashtu, mund të dërgojë ankesën e tij edhe me shërbimin postar në adresën Rruga Abdi Toptani nd. 5, Tiranë.
E ploteNuk ka
2704.11.2024Në rast se kandidati rezulton fitues në zgjedhje, ai do të vijojë të jetë i regjistruar në regjistrin e KDIMDP për aq kohë sa ai qëndron në detyrë, ndërkohë që KQZ detyrohet të paraqesë pranë KDIMDP listën e kandidatëve fitues dhe humbës të zgjedhjeve elektorale, në mënyrë që ky i fundit të kryejë fshirjen e regjistrimit nga regjistri të kandidatëve jo fitues në zgjedhjet elektorale. Bazuar në sa më sipër ju lutem na vendosni në dispozicion informacion:
1. Nëse ka pasur raste kur kandidatë/parti politike kanë njoftuar KDIMDP dhe cilat janë këto raste
2. Nëse KQZ ka paraqitur pranë KDIMDP listën e kandidatëve fitues dhe humbës të zgjedhjeve elektorale?
3. Nëse KDIMDP ka kryer fshirjen e regjistrimit nga regjistri të kandidatëve jo fitues në zgjedhjet elektorale?
18.11.2024Në lidhje me kërkesën tuaj ju informojmë se, Zyra e Komisionerit nuk disponon formular njoftimi nga ana e kanditatit të regjistruar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas përcaktimeve të nenit 5 të Udhëzimit nr. 35 , datë 07 .05. 2013 për “Përpunimin e të dhënave personale për qëllime të fushatës zgjedhore” dhe për rrjedhojë nuk ka një listë nga ana e KQZ për listën e kandidatëve fitues në zgjedhjet elektorale. Gjithashtu ju bëjmë me dije se, ligji nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar është në proces përafrimi të plotë me Rregulloren e BE 2016/679 “Për mbrojtjen e personave fizikë lidhur me përpunimin e të dhënave personale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave” dhe Direktivën 2016/680 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e 27 prillit 2016 “Për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale nga autoritetet kompetente me qëllim parandalimin, hetimin, zbulimin, ndjekjen penale të veprave penale apo ekzekutimin e dënimeve penale dhe për lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave”. Miratimi i projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” i përafruar me acquis të BE mbetet një nga prioritetet e Qeverisë Shqiptare si një nga detyrimet e parashikuara në aktet strategjikë kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Planin Kombëtar për Integrim Evropian, projektligji është parashikuar të miratohet në 4 mujorin e 3-të të vitit 2024. Projektligji i propozuar përmirëson dukshëm kuadrin rregullator të mbrojtjes së të dhënave në Shqipëri dhe në këtë projektligj është parashikuar të pushojë së ekzistuari detyrimi për njoftim për përpunimin e të dhënave personale nga ana e kontrolluesve.E ploteNuk ka
2804.12.2024A është ankimuar në gjykatë Vendimi i Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit në lidhje me Vendimin ndaj OSHEE dhe Drejtorisë së Pergjithshme të Tatimeve?04.12.2024Në lidhje me kërkesën tuaj ju informojmë se pas verifikimeve në arkiv-protokollin e Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nuk rezulton i regjistruar njoftimi “Kërkesë padi nga ana e autoritetit publik “Operatori i Shpëndarjes së Energjisë Elektrike” në lidhje me Vendimin nr. 7 datë 29.03.2024”. Gjithashtu nuk rezulton i regjistruar “Njoftim mbi kërkesë padi nga ana e autoritetit publik “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve” në lidhje me Vendimin nr. 14 datë 06.08.2024”.E ploteNuk ka
2923.12.20241) Sa është pagesa e koordinatorëve të informacionit në instittucionet publike?
2) kur kanë nisur të paguhen për punën që kryejnë si koordinatorë?
3) nëse ende, kur është parashikuar të paguhen për koordinimin midis kërkesave të gazetarëve dhe sektorëve të administratës?
26.12.2024Në lidhje me dy pikat e para të kërkesës tuaj, ju informojmë se në dijeninë e Zyrës së Komisionerit nuk ka ende një akt nënligjor të miratuar sipas pikës 5 të nenit 10 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”, i ndryshuar.Për sa i përket pikës së tretë të kërkesës tuaj, Zyra e Komisionerit nuk është në dijeni të një rregullimi ligjor të tillë.E ploteNuk ka
3024.12.2024A keni miratuar një akt i cili parashikon tarifa për marrjen e këtij shërbimi dhe qe duhet zbatuar nga institucionet publike në dhënien e informacionit?
2- Referuar kërkimeve paraprake që kam bërë, rezulton që keni miratuar një urdhër për tarifat e dhënies së infomaionit1. A është i zbatueshëm ky urdhër? A e keni monitoruar zbatimin e tij?
3- A keni zhvilluar monitorime periodike sipas pikës 3 të sipërcituar sa i përket tarifave që kanë vendosur autoritetet publike në dhënien e informacionit? Nëse po, a ka pasur raste abuzimi? Cilat janë masat e mara kur është konstatuar një situatë e tillë?
30.12.2024Në lidhje me pikën e parë dhe të dytë të kërkesës tuaj, ju informojmë se Zyra e Komisionerit si një autoritet publik nëpërmjet Urdhrit nr. 86/2015 “Për tarifat e dhënies së informacionit (dokumentacionit) të kërkuar, ka përcaktuar tarifat e veta institucionale për riprodhimin informacionit/dokumentacionit.
Ky urdhër mund të merret si shembull nga ana e autoriteteve të tjera por në çdo rast, këto të fundit, mund të përcaktojnë tarifa të tjera brenda kufijve të përcaktuar në nenin 13 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, i cili përcakton rregullat për vendosjen e kostos së shërbimit.
Për sa i përket pikës së tretë të kërkesës tuaj, Zyra e Komisionerit shqyrton të gjitha ankesat për mos respektim të ligjit për të drejtën e informimit dhe cënim të drejtës për informim, përfshirë dhe ankesat ndaj kostove të përcaktuara nga ana e autoriteteve publike.
Gjithashtu Zyra e Komisionerit monitoron vënien në zbatim dhe publikimin e programit të transparencës dhe regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve. Bazuar në nenin 8 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, Zyra e Komisionerit ka miratuar Urdhrin nr. 188 datë 18.12.2020 “Për Miratimin e Regjistrit të Kërkesave dhe Përgjigjeve të Rishikuar” nëpërmjet të cilit ka përcaktuar formatin dhe përmbajtjen e regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve” të cilin e gjeni bashkëlidhur.
Në kolonën e 7 të regjistrit të kërkesave të përgjigjeve, autoritetet publike duhet të vendosin tarifën e aplikuar për informacionin e vendosur në dispozicion. Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve publikohet në faqen zyrtare të autoritetit publik në brendësi të programit të transparencës.
Aktualisht, Zyra e Komisionerit është në proces mbledhje dhe përpunimi të të dhënave të monitorimit të vënies në zbatim të programit të transparencës dhe regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve.
E ploteNuk ka