“Forumi për Zhvillimin e Medias”, balanca mes privatësisë dhe të drejtës për informim

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ishte i ftuar në “Forumin e 3-të për Zhvillimin e Medias” të organizuar nga Prezenca e OSBE (Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) në Shqipëri.

Z. Besnik Dervishi në fjalën e tij, si pjesë e panelit “Sfidat lidhur me lirinë e medias në vend – Mbrojtja e të dhënave personale dhe aksesi në informacion, shpifja dhe fenomeni i lajmeve të rreme”, trajtoi detyrimet e Zyrës së Komisionerit për bërjen e balancës mes dy të drejtave, asaj për një jetë private dhe të drejtës për informim. “Vendimmarrja e Komisionerit është udhëhequr nga parimi i proporcionalitetit në rastet e ndërthurjes së dy të drejtave. Nga ana tjetër, duhet të nxisim dhe forcojmë kulturën e transparencës, ku media ka rolin e saj. Në këtë këndvështrim, rëndësi të veçantë ka dallimi midis saj që paraqet interesi publik, nga ajo që është thjesht interesi për publikun” – tha z. Dervishi.

Ekspertë vendas dhe të huaj diskutuan gjerësisht për zhvillimin e medias – përfshi dhe atë online – për përmbajtjen dhe respektimin e etikës profesionale, vetërregullimin e sektorit, duke marrë në konsideratë praktikat më të avancuara evropiane në këtë fushë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë