Delegacioni OKB-së për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësues të Zyrës së Komisionerit

Zhvillimet në fushën e së drejtës për informim dhe të mbrojtjes së të dhënave personale, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në forumet ndërkombëtare, ishin fokusi i takimit që Zyra e Komisionerit zhvilloi me përfaqësues të Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Sekretarja e Përgjithshme, znj. Blerta Nerguti, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të së Drejtës për Informim, znj. Rovena Sulstarova, dhe Drejtoreshën e Monitorimit të Programeve të Transparencës, znj. Emerlinda Pema, prezantuan zhvillimet në të dyja fushat dhe diskutuan mbi prioritetet dhe sfidat e institucionit. Ato i njohën përfaqësuesit e OHCHR-së edhe me angazhimet e Zyrës së Komisionerit në cilësinë e mbajtëses së presidencës së Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC). Në këtë kuadër, palët diskutuan mundësitë për bashkëpunim në forumet ndërkombëtare.

Takimi u zhvillua në kuadër të misionit treditor të OHCHR-së në Shqipëri, që kishte në qendër vlerësimin e angazhimit të vendit në mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut. Zyrtarët e OHCHR-së për të drejtat e njeriut, znj. Mila Isikovska dhe z. Arthur Iatsevych, të shoqëruar nga znj. Sidita Zaja, përfaqësuese e Zyrës së Koordinatorit Rezident të OKB-së në Tiranë, prezantuan objektivat e misionit dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm me këta mekanizma.

Në kuadër të të njëjtit mision, përfaqësues të Zyrës së Komisionerit morën pjesë edhe në trajnimin për forcimin e kapaciteteve të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut, të organizuar nga OHCHR më 18 nëntor në ambientet e Avokatit të Popullit. Trajnimi trajtoi bashkëpunimin me mekanizmat e OKB-së për të drejtat e njeriut, raportimin alternativ, ndjekjen e rekomandimeve dhe mundësitë për bashkëpunim ndërinstitucional.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë