Udhëzues i Zyrës së Komisionerit për përpunimin e të dhënave personale gjatë telepunës në kuadër të masave kundër COVID-19

Për shkak të situatës të krijuar nga pandemia COVID-19, punëdhënësit me qëllim vazhdimin e aktivitetit të tyre kanë parë si alternativë përdorimin e “telepunës”, si një mënyrë efikase në situata të tilla. Gjatë “telepunës”, meqenëse ka një devijim të mundshëm nga proceset standarde të aktivitetit, potencialisht, ekziston mundësi më e lartë për keqpërdorim të qëllimshëm apo aksidental të të dhënave personale.

Gjithashtu, aplikimi për herë të parë ose rritja e përdorimit të mjeteve të “telepunës” mund të ngrejë si problem çështjen e marrjes së masave shtesë lidhur me sigurinë e të dhënave nga kontrolluesit publik dhe privat.

Për rrjedhojë, lind nevoja që punëdhënësit (kontrollues të të dhënave personale) dhe subjektet e të dhënave të orientohen në çështjet e garantimit të standardeve të ruajtjes, përpunimit dhe sigurisë së të dhënave personale. Në këtë kuadër, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në zbatim të ligjit nr. 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar, si dhe në vijim të publikimit të:
· “Udhëzuesit për mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër të masave kundër COVID-19”;
· “Udhëzuesit për përpunimin e të dhënave personale në sektorë specifikë në kuadër ta masave kundër COVID-19”; dhe
· “Udhëzuesit për përpunimin e të dhënave personale sipas Protokolleve të Masave Higjieno-Sanitare COVID-19”;
hartoi edhe “Udhëzuesin për përpunimin e të dhënave personale gjatë telepunës në kuadër të masave kundër COVID-19”, për të sjell në vëmendje të çdo pale të interesuar disa aspekte konkrete në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale gjatë “telepunës”, nga situata e krijuar prej pandemisë.

Çdo kontrollues publik dhe privat në Republikën e Shqipërisë, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij, është i detyruar të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mund t’i referohet për orientim në kuadër të përmbushjes se detyrimeve ligjore këtij udhëzuesi, të cilin e konsultoni të plotë në këtë lidhje (udhëzuesi telepuna).

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë