3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Transparenca proaktive, përgjegjësi e Autoriteteve Publike

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (LDI), me Urdhërat nr. 187 dhe nr. 188, datë 18.12.2020, miratoi modelet e reja të Programit të Transparencës dhe Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve. Afati për Autoritetet Publike për publikimin e këtyre formateve të rishikuara ishte brenda datës 31 mars 2021.

Gjatë kësaj periudhe, me iniciativën e Zyrës së Komisionerit janë zhvilluar takime me koordinatorë për të drejtën e informimit të institucioneve qendrore e të varësisë dhe atyre të pavarura, për t’i asistuar për publikimin e Programit të Transparencës dhe Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve sipas formës dhe përmbajtjes së modeleve të rishikuara. Nga ky proces konsultimi, Zyra e Komisionerit mori në konsideratë vështirësitë që kanë hasur Autoritetet Publike me situatën e pandemisë COVID-19, por janë konstatuar edhe problematika të karakterit tekniko-organizativ për të vënë në funksion modelet e rishikuara të këtyre dokumenteve.

Për këto arsye, Komisioneri, me Urdhërat nr. 35 dhe nr. 36, datë 31.03.2021, ka vendosur shtyrjen e afatit të sipërpërmendur deri më 30 qershor 2021. Çdo Autoritet Publik duhet të marrë masat e domosdoshme për përmbushjen e detyrimeve të parashikuara në kuadrin ligjor.

Programi Model i Transperencës për Autoritetet Publike