Pyetësor lidhur me të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të nenit 19 të ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik” është institucioni përgjegjës për mbrojtjen, mbikëqyrjen dhe promovimin e së drejtës për ripërdorimin e dokumenteve, si dhe për shqyrtimin e ankesave për mosrespektimin e këtij ligji.

Në zbatim të kësaj kompetence Zyra e Komsionerit monitoron dhe mbikëqyr zbatimin e ligjit për të dhënat e hapura nga organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike, si dhe bashkëpunimi me to përbën një nga aspektet më të rëndësishme në drejtim të garantimit të përmbushjes së qëllimit të ligjit.

Me qëllim ndërgjegjësimin e organeve të sektorit publik dhe sipërmarrjeve publike por edhe të mbledhjes së të dhënave dhe krijimit të statistikave, Zyra e Komisionerit ka hartuar një pyetësor mbi zbatimin e ligjit nr. 33/2022, të cilin e gjeni sipas lidhjes.
Shkarko Pyetësorin

Ky pyetësor do të dërgohet me e-mail pranë organeve të sektorit publik dhe sipërmarrjeve publike.

Organet e sektorit publik dhe sipërmarrjet publike nëpërmjet këtij pyetësori do të kuptojnë edhe disa nga detyrimet që ato kanë në zbatim të ligjit nr. 33/2022 “Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik”.

Pyetësori do të plotësohet dhe dërgohet pranë Zyrës së Komisionerit në adresën info@idp.al.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë