3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Ceremonia e prezantimit në detyrë të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi

Sot më datë 30.07.2014 në zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u mbajt ceremonia e prezantimit në detyrë e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi. Ceremonia u zhvillua në prani të Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta.

Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave personale për qytetarët shqiptar si dhe angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për ti dhënë mbështetjen e duhur dhe të gjithanshme Autoritetit të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të arritur standartet evropiane.

Z. Besnik Dervishi duke falenderuar në radhë të parë deputet e Kuvendit të Shqipërisë dhe veçanërisht Kryetarin e Kuvendit z. Ilir Meta, për besimin që i dhanë në miratimin e tij si Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale si dhe ish-Komisioneren znj. Flora Çabej (Pogaçe) për arritjet që ka pasur deri më tani, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u shpreh se gjatë këtij mandati 5-vjeçar Autoriteti i Komisionerit do të marrë vendin që i takon në mesin e Autoriteteve të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, siç ndodh edhe në vendet e tjera evropiane.

Kandidatura e z. Besnik Dervishi për detyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale u miratua më datë 24.07.2014 nga Kuvendi i Shqipërisë.