Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, në seancën plenare të 28 prillit 2022 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqiti Raportin për veprimtarinë e institucionit për vitin 2021.
Në përputhje me procedurën, Kuvendi miratoi dhe Rezolutën “Për vlerësimin e punës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2021”.