Zyra e Komisionerit pjesëmarrëse në seminarin “Mbrojtja e të dhënave personale dhe shëndetësore të pacientëve në sistemin shëndetësor”

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi ishte i ftuar për të përshëndetur seminarin me temë “Mbrojtja e të dhënave personale dhe shëndetësore të pacientëve në sistemin shëndetësor”. Trajnimi 2-ditor u bashkëorganizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe TAIEX (Instrumenti i Asistencës Teknike për Shkëmbimin e Informacionit të BE) me pjesëmarrjen edhe të ekspertëve evropianë të fushës.

Në fjalën e tij, z. Dervishi theksoi se “Zyra e Komisionerit ka patur një marrëdhënie intensive me Ministrinë e Shëndetësisë, duke konkluaduar në të njëjtin vlerësim në raport me ligjin. Sektori i shëndetësisë vlerësohet si një nga sektorët prioritarë përsa i përket respektimit të ligjit dhe parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale, ku një pjesë e tyre konsiderohen edhe sensitive. Autoriteti ka trajtuar një numër jo të vogël ankesash, por kemi ndërmarrë edhe hetime kryesisht, kemi ndërgjegjësuar, ndihmuar, rekomanduar, por kemi vendosur edhe sanksione”.

Zyra e Komisionerit gjatë vitit 2016 ka realizuar hetime administrative në institucione shëndetësore publike dhe private në të gjithë territorin e vendit. Janë konstatuar shkelje të natyrave të ndryshme, si: në grumbullimin, përpunimin apo ruajtja e të dhënave; konfidencialiteti në njohjen me to nga personeli shëndetësor dhe palë të treta; ruajtjen fizike të dosjeve; detyrimin për njoftim të institucioneve pranë Autoritetit, etj. Vendimmarrjen rreth gjetjeve të konstatuara mund ta konsultoni në faqen zyrtare të internetit të Zyrës së Komisionerit në menunë Mbrojtja e të Dhënave Personale/Hetimi administrativ/Vendime 2016 dhe Mbrojtja e të Dhënave Personale/Hetimi administrativ/Rekomandime 2016.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë