|

Ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Zvicrës

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim pune me z. Christoph Graf, Ambasador i Konfederatës së Zvicrës në vendin tonë. Biseda mes tyre kishte në fokus forcimin e bashkëpunimit institucional, si pjesë e kontributit të vazhdueshëm zviceran në drejtim të konsolidimit të mekanizmave demokratikë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Ambasadori Graf u njoh gjerësisht me funksionimin e Autoritetit dhe vlerësoi rolin e tij në mbikqyrjen efektive të përmbushjes së detyrimeve ligjore, si në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, ashtu edhe në atë të të drejtës për informim. Palët diskutuan për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta për forcimin e kapaciteteve administrative të Zyrës së Komisionerit dhe në kuadër të asistencës për përmirësimin e legjislacionit, për rritjen e standardeve në respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.