3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

Transparenca e Autoriteteve Publike, takim me Sekretarët e Përgjithshëm të ministrive

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me pjesëmarrjen e të gjithë Sekretarëve të Përgjithshëm të ministrive, i koordinuar në bashkëpunim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, z. Engjëll Agaçi.

Në këtë takim u shkëmbyen mendime për problematikat e lindura gjatë zbatimit të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” dhe për zgjidhjen e tyre në mënyrë të unifikuar. Në vëmëndje të diskutimit ishte procesi i kthimit të përgjigjeve për kërkesat për informacion nga qytetarët në përputhje me afatin ligjor, si një instrument parësor për të garantuar transparencën e institucioneve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për hartimin, publikimin dhe për përditësimin e programeve të transparencës të Autoriteteve Publike, pasi nga monitorimi i Zyrës së Komisionerit shumë institucione nuk e kanë përmbushur siç duhet këtë detyrim ligjor. Ndërsa, është theksuar se Autoritetet Publike duhet të forcojnë rolin e koordinatorit për të drejtën e informimit gjatë procesit të trajtimit të kërkseave të qytetarëve, në mënyrë që të rritet besueshmëria në efektivitetin e punës së administratës publike.