Zyra e Komisionerit zhvillon seanca dëgjimore

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatim të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit” zhvilloi seancë dëgjimore për ankesën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit ndaj Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar për “Refuzim dhënie të informacionit dhe kopje të dokumenteve zyrtare”. Kërkesa e KSHH kishte si objekt ofrimin e të dhënave për përmbushjen e detyrimeve të DSIK në raport me ligjin 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” për: “plotësimin e saktë të formularit për kontrollin e figurës; për numrin e subjekte që janë konstatuar se kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar; nëse janë konstatuar rrethana lehtësuese që janë marrë parasysh nga DSIK për kontakte të papërshtatshme; si dhe për sa subjekte për të cilat janë konstatuar kontakte të papërshtatshme, është vlerësuar nga ana e DSIK se janë të përshtatshëm apo të papërshtatshëm për të vazhduar ushtrimin e detyrës”.

Zyra e Komisionerit, gjithashtu, zhvilloi një seancë dëgjimore me përfaqësues të Bankës së Shqipërisë dhe Alpha Bank, për përmbushjen e detyrimeve të ligjit 9887/2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të miratuara nga Komisioneri.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë