E drejta për informim përgjatë periudhës së emergjencës shëndetësore

Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale zhvilloi, nëpërmjet platformave të komunikimit online, takime informuese dhe ndërgjegjësuese me temë “E drejta për informim përgjatë periudhës së emergjencës shëndetësore”. Në to morën pjesë koordinatorët e të drejtës për informim të institucioneve të pavarura, të ministrive, si dhe të organeve të vetëqeverisjes vendore.

Zyra e Komisionerit vlerëson përpjekjet e përbashkëta për përmbushjen e detyrimeve të legjislacionit për të drejtën e informimit. Një vëmendje të shtuar, në këtë situatë, Autoritetet Publike duhet t’i kushtojnë përditësimit të vazhdueshëm të Programit të Transparencës dhe “Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve”, instrumente të rëndësishme në funksion të transparencës dhe llogaridhënies së administratës publike.

Zyra e Komisionerit për këtë qëllim ka përgatitur edhe një poster elektronik, duke ftuar Autoritetet Publike që ta publikojnë atë në faqet zyrtare në internet.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë