Këshilli i Evropës vlerëson zbatimin e Konventës 205 nga Shqipëria

Grupi i Aksesit në Informacion (Access Info Group-AIG), organizmi i ekspertëve të Konventës së Këshillit të Evropës (KiE) “Për aksesin në dokumentet zyrtare” (Konventa e Tromsos) vlerëson pozitivisht Shqipërinë në zbatimin e parashikimeve të këtij dokumenti. I mbledhur në Strazburg në datat 13-15 nëntor 2024, ky organizëm paraqiti Raportin e Vlerësimit për vendin tonë, i cili përcakton nivelin e përputhshmërisë dhe garancive të parashikuara në ligjin 119/20214 “Për të drejtën e informimit” me ato që parashikon Konventa e Tromsos. Raporti konstaton nivelin bashkëkohor të masave që kuadri rregullator shqiptar përmbush për garantimin e ushtrimit praktik të të drejtës për informim, si një nga liritë dhe të drejtat themelore të qytetarit.

Ligji nr. 45/2022 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumentet zyrtare”” përcakton institucionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale si organin përfaqësues të Shqipërisë në Këshillin e Palëve.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë