Përfaqësues të Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, morën pjesë në një ëorkshop të organizuar nga prokekti PACEPII, i fokusuar në shkëmbimin e praktikave më të mira për përmirësimin e proceseve institucionale të punës.Gjatë ëorkshop-it u diskutua mbi qasje të reja për raportime periodike dhe vjetore më efektive, integrimin e indikatorëve të performancës në sistemet e raportimit, ristrukturimin e raporteve në përputhje me kërkesat e Kuvendit për institucionet e pavarura.
Diskutimet evidentuan gjithashtu rëndësinë e digjitalizimit të sistemeve të trajtimit të ankesave, si dhe të proceseve të brendshme të punës me synim rritjen e efikasitetit dhe modernizimin e proceseve të punës në institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut.
Shkëmbimi i eksperiencave dhe bashkëpunimi ndërinstitucional u vlerësuan si elementë të rëndësishëm për forcimin e institucioneve të pavarura dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.