|

MISIONI I BE “PEER MISSION REVIEW” VIZITON ZYRËN E KOMISIONERIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Në datat 8 dhe 9 shtator 2014, në Zyrën e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale mbërriti misioni i Bashkimit Evropian “Peer Mission Review” për Institucionet e Pavarura, ku zhvilloi takime me përfaqësues të Autoritetit.

Qëllimi i takimeve ishte verifikimi në terren dhe vlerësimi i zbatimit të reformave kryesore në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ekspertët evropianë ishin të interesuar të dinin rreth pavarësisë institucionale të Zyrës së Komisionerit, si dhe zhvillimet ligjore dhe administrative të institucionit që nga krijimi i tij deri më sot.

Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, në fjalën e tij mikpritëse vlerësoi si shumë të rëndësishëm kontributin e Bashkimit Evropian në arritjen e standardeve evropiane edhe në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale në Shqipëri.