Konferenca rajonale “Privatësia në Epokën Digjitale”

Më 27 janar 2015, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, mori pjesë në konferencën rajonale “Privatësia në Epokën Digjitale” të organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kosovës me rastin e 28 Janarit, Ditës Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Nën titullin “Privatësia në Epokën Digjitale”, konferenca ka mbledhur zyrtarë të lartë jo vetëm të vendeve të rajonit  por dhe kompanive të fuqishme globale që operojnë nëpërmjet internetit. Në këtë konferencë hapësirë të gjerë iu dedikua shkëmbimit të eksperiencave nga autoritetet e mbrojtjes së të dhënave personale si Autoriteti i Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Bullgarisë, Maqedonisë; ekspert nga Japonia, Norvegjia dhe Sllovenia por edhe nga përfaqësues të kompanive më të mëdha botërore në fushën e komunikimit elektronik si ‘Google’, ‘Microsoft’ dhe ‘Facebook’.

Komisioneri Dervishi në fjalën e tij theksoi ndryshimet e shumta teknologjike në Shqipëri si dhe trendin jashtëzakonisht të lartë të përdorimit të Internetit. Ky zhvillim teknologjik nëse nga një anë kontribon në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë nga ana tjetër kërkon një trajtim të kujdesshëm për mbrojtjen e privatësisë.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë të internetit dhe duke ndihmuar ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes në internet ju duket më interesante dhe e dobishme.

Politikat e privatësisë