“Përpunues” është personi fizik ose juridik dhe çdo autoritet publik, i cili përpunon të dhëna personale për llogari të kontrolluesit;
Kuptimi i pozicionit tuaj në lidhje me të dhënat personale që po përpunoni është thelbësore për të siguruar përputhshmërinë me nenin Ligjin nr. 124 datë 19.12.2024 (në vijim, Ligji) për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë dhe trajtimin e drejtë të individëve.
Përpunuesit veprojnë në emër të kontrolluesit dhe vetëm sipas udhëzimeve të tij. Detyrimet tuaja sipas Ligjit do të ndryshojnë në varësi të pozicionit që keni, nëse jeni kontrollues ose përpunues.
Zyra e Komisionerit ka fuqinë të ndërmarrë veprime kundër kontrolluesve dhe përpunuesve sipas Ligjit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë.
Si përpunues, sipas Ligjit në Republikën e Shqipërisë, ju keni disa detyrime të drejtpërdrejta ligjore, edhe pse keni më pak autonomi krahasuar me një kontrollues.
Përgjegjësitë tuaja kryesore: