3-5 QERSHOR 2024
KONFERENCA NDËRKOMBËTARE
E KOMISIONERËVE TË INFORMIMIT
www.informationcommissioners2024.al

|

TË DHËNAT TUAJA

Të dhënat personale janë të gjitha informacionet që lidhen me ju si individë. Këto të dhëna mbrohen nga ligji nr. 9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.

Megjithatë, të gjithë ne duhet të jemi të kujdesshëm për informacionet që japim për veten dhe të përpiqemi t’i mbrojmë ato në çdo formë. Ne japim të dhënat tona në çdo kohë, kur regjistrohemi në një kompani sigurimesh, kur marrim një kartë klienti në një supermarket, kur bëhemi klientë të kompanive të telefonisë së lëvizshme, kur aplikojmë për punë, për shkollën, apo kur i drejtohemi qendrave shëndetësore, si dhe në shumë raste të tjera.

Më poshtë do te gjeni përkufizimet për të dhënave personale sipas nenit 3 të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, i ndryshuar.