Ambasadori gjerman në Shqipëri viziton Zyrën e Komisionerit

Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Besnik Dervishi, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf.

Komisioneri shprehu falënderimin për kontributin dhe mbështetjen që institucionet gjermane, si autoriteti homolog federal dhe ato të landeve, ashtu si dhe vetë ambasada e RFGJ në Tiranë, kanë dhënë ndër vite për Zyrën e Komisionerit.

Gjatë takimit, Ambasadori Zingraf u njoh me rolin, funksionet dhe veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit, si dhe me ecurinë e Projektit të Binjakëzimit për përafrimin e legjislacionit evropian të mbrojtjes së të dhënave – GDPR dhe Direktivën e Policisë.

Në takim u përcaktuan objektivat e bashkëpunimit dhe mbështetjes për zbatimin e projekteve për të ardhmen.

Rishikim i privatësisë

Kjo faqe interneti përdor cookie me qëllim përmirësimin e përvojës së përdoruesit.
Cookie-t ruhen në shfletuesin tuaj dhe mundësojnë funksione të ndryshme, përfshirë njohjen e vizitave të përsëritura në faqe, si dhe analizimin e mënyrës së përdorimit, në mënyrë që të kuptojmë cilat seksione ju duken më relevante, interesante dhe të dobishme.

Politikat e privatësisë