PERSONI I KONTAKTIT – DPO

Nëpunësi i mbrojtjes së të dhënave (DPO) është personi përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale i caktuar nga Kontrolluesi ose Përpunuesi sipas parashikimeve të nenit të ligjit 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Caktimi i një nëpunësi për mbrojtjen e të dhënave është i rëndësishëm për çdo subjekt që trajton të dhëna personale, sepse ai/ajo luan një rol kyç në sigurinë dhe përputhshmërinë me ligjet për mbrojtjen e të dhënave. Në një kohë kur mbrojtja e privatësisë dhe siguria e informacionit janë bërë çështje të një rëndësie të jashtëzakonshme, caktimi i një DPO është një hap i domosdoshëm për të garantuar që një organizatë të veprojë në përputhje me legjislacionin dhe të mbrojë të drejtat e individëve.

  • Përpunimi kryhet nga një autoritet ose organ publik, me përjashtim të gjykatave, në kuadër të veprimtarisë gjyqësore
  • Aktivitetet kryesore të kontrolluesit ose të përpunuesit janë veprime përpunimi, të cilat, për shkak të natyrës, fushës së zbatimit ose qëllimeve të tyre, kërkojnë monitorim të rregullt e sistematik të subjekteve të të dhënave në një shkallë të gjerë
  • Aktivitetet kryesore të kontrolluesit ose të përpunuesit sjellin përpunimin në një shkallë të gjerë të të dhënave sensitive ose të dhënave penale
  • Secili Kontrollues ose Përpunues mund të caktojë një DPO edhe në rastet kur një gjë e tillë nuk kërkohet detyrimisht nga Ligji. Nëse ju vendosni të emëroni vullnetarisht një DPO, duhet të jeni të vetëdijshëm se do të zbatohen të  të njëjtat detyrime ligjore që zbatohen nëse emërimi do të ishte i detyrueshëm.
  • Jep këshilla, kur kërkohet, për organet drejtuese të kontrolluesit ose përpunuesit në të gjitha çështjet, që lidhen me mbrojtjen e të dhënave;
  • Merr pjesë në aktivitetet e vlerësimit të ndikimit sipas nenit 31 të këtij ligji;
  • Informon dhe këshillon stafin e kontrolluesit ose të përpunuesit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit dhe trajnimin e stafit të përfshirë
  • Në veprimet e përpunimit;
  • Monitoron përputhshmërinë me këtë ligj, me dispozita të tjera në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me politikat e kontrolluesit ose përpunuesit në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë caktimin e përgjegjësive, ndërgjegjësimin dhe trajnimin e stafit të përfshirë në veprimet e përpunimit dhe auditimet përkatëse;
  • Bashkëpunon dhe shërben si pikë kontakti për Komisionerin;
  • Gjatë ushtrimit të detyrave të tij dhe bazuar në natyrën, objektin, rrethanat dhe qëllimet e përpunimit, i kushton kujdesin e duhur rrezikut për cenimin e të drejtave dhe lirive themelore, që mund të shkaktohet nga përpunimi i të dhënave personale
  • Për sa kohë që detyrat profesionale të punonjësit janë në përputhje me detyrat e DPO dhe nuk çojnë në konflikt interesash, subjektet mund te emërojnë një punonjës ekzistues si DPO.

Nepunësi i mbrojtjes së të dhënave mund të caktohet në dy mënyra:

  • Mund të jetë i punësuar pranë Kontrolluesit ose Përpunuesit;
  • Mund të jetë një person me të cilin është lidhur një kontratë shërbimi i specializuar në këtë fushë.